Oriz me karkaleca

Oriz me karkalecaPërbërësit:

– 250 gr oriz,
– 400 gr karkaleca,
– 1 qepë,
– 1.2 L lëng,
– 1 limon,
– 1/2 lugë piper të kuq,
– vaj ulliri.

Përgatitja:

Qëroni qepën, grijeni hollë, ngrohni një luge vaj në një enë, bashkoni qepën e grirë dhe më pas hidhini lëng, lëreni në zjarr të vogël duke e përzier herë pas here për 3-4 minuta ose derisa qepa të bëhet transparente.

Shtoni karkalecat dhe ngrijeni pak temperaturën e dhomën, lëreni në zjarr për 2-3 minuta derisa të marrin ngjyrë, kullojini dhe mbajini në një anë. Skuqni pak orizin, hidhini herë pas here lëng, më pas bashkoni karkalecat, fikeni zjarrin, kompletoheni me një lugë vaj ulliri dhe lëkurë limoni të grirë.

Më pas aromatizoni me piper të kuq bashkë me bishtat e qepës të grira shumë hollë, përziejini të gjithë përbërësit dhe lëreni rizoton në qetësi për një minutë, më pas shërbejeni.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..