Oriz me gjalpë, sherbele dhe hudhër

Përbërësit:

– 400 gr oriz
– 80 gr gjalpë
– 2 thelpinj hudhër
– 1 litër e gjysmë lëng vegjetal
– 1 tufë të dendur sherbelë
-kripë, piper i bluar në çast, parmixhan

Përgatitja:

Vini në zjarr një tenxhere me lëngun vegjetal dhe lëreni të ziejë. Kur të jetë zierë hidhni orizin dhe lëreni të ziejë në zjarr të fortë, duke e përzierë herë pas here.

Ndërkaq lani dhe kulloni gjethet e sherbelës (nevojiten nja dhjetë copë); vërini në një tenxhere me gjalpë dhe shtoni thelpinjtë e hudhrës të qëruar ose nëse ju pëlqen copëtojini. Shkrini gjalpin në zjarr të ngadaltë dhe jepini shije me hudhër dhe sherbelë; rregullojeni me kripë dhe piper.

Para se të kulloni orizin, ngrini flakën dhe skuqeni fort gjalpin, duke patur kujdes të mos e digjni.

Hidheni orizin në pjatancë, të kulluar mirë, hidhini gjalpin e shkrirë, sherbelën dhe shërbejeni menjëherë në tryezë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..