Oriz me brokoli

Oriz me brokoliPërbërësit:

-275g oriz
-1 lugë gjelle vaj vegjetal
-500g brokoli
-3 qepë pranverore, të prera
-2 vezë, të tundura
-2 lugë gjelle sos soje
-gjysmë luge e mesme kripë
-1 lugë çaji piper i zi

Përgaditja:

Gatuajeni orizin sipas udhëzimeve në kuti. Lëreni anash.

Nxeni vajin në një tigan të madh dhe vëreni stovën në temperaturë mesatare-të lartë.

Skuqeni brokolin deri sa të jetë i butë, dhe shtoni qepët. Hiqeni nga tigani. Gatuani vezët në tiganin e njejtë; ktheni masën e brokolit në tigan. Përzieni brenda edhe orizin e gatuar, sosin e sojës, kripë dhe piper.

Shënim: Lëreni orizin të rrijë pak pas gatimit. Kjo do e ndalojë atë të bëhet më i butë se sa duhet kur e skuq. Gjithsesi, kjo pjatë është më e mirë nëse përdor oriz nga dita e djeshme.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..