Oriz me brokoli dhe proshutë

Oriz me brokoli dhe proshutë Përbërësit:

-Oriz 250 g
-Brokoli 600 g
-1 Qepë të kuqe
-1 Vezë
-2 lug Vaj ulliri
-2 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë,
-2 lugë gjelle Borzilok i freskët
-Kripë dhe piper i bardhë

Përgatitja: Lani brokolin dhe ndajeni në pjesë më të vogla. Hidheni në një tenxhere me ujë të vluar dhe me pak pak kripë dhe lëreni të ziejë vetëm për 2 minuta. Në një tigan të thellë skuqeni qepën e prerë imët. Shtoni brokolin dhe lërini të skuqen së bashku edhe për 2 minuta të tjera. Shtoni kripë dhe piper. Lërini të ftohen, ndërkohë që në një enë tjetër zieni orizin. Shtojini kripë dhe piper. Kur të jetë gati, kullojeni nga uji i tepërt. Në një enë tjetër rrihni vezën, mundësiht me rrahës elektrik dhe shtojini djathin kaçkavall të grirë, borzilokun e prerë imët dhe brokolin. Bashkojeni me orizin dhe përziejeni mirë. Masën e përgatitur ndajeni në 4 forma të vogla furre ose në pamundësi, në tavë. Në të dyja rastet duhet t’i lyeni më parë me fare pak vaj. Lëreni të piqet në 180°C për 15 minuta. Pasi ta hiqni nga format, shërbejeni të ngrohtë ose të ndarë në copa.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..