Oriz integral kundër diabetit

Kinezët e përdorin në vend të bukës, i kushtojnë këngë, i thurin himne dhe e hedhin në shtratin martesor natën e parë të martesës, si simbol i fertilitetit.

Në përgjithësi, për pjesën më të madhe të Azisë, kultivimi i tij është mënyra e vetme për të mbajtur frymën gjallë, ndërsa për pjesën tjetër të botës, konsiderohet si mbreti i drithërave, që mund të përdoret kudo në kuzhinë, nga ëmbëlsirat te të kripurat.

I lehtë, i thjeshtë, në furrë, në ëmbëlsira, i këshilluar me ngulm nga dietologët, mund të gjendet dhe gatuhet nga kushdo, që nga ata që në mënyrë urgjente e shohin si shpëtimtarin e vetëm për të mbushur barkun deri te shefat e restoranteve më të mira në botë, që e servirin në mijëra forma të ndryshme.

Plot vitamina dhe substanca antioksiduese, i kombinuar me perimet e freskëta jeshile, shërben edhe si zëvendësuesi më i mirë i mishit. Megjithatë, shpeshherë misterioz dhe sensual, orizi në vitet e fundit renditet krenar në piramidën e ushqimeve më të preferuara nga të gjitha moshat.

Me gjalpë apo vaj ulliri, ndonjëherë edhe i thjeshtë, të gjithëve na është dashur ta provojmë që në hapat e para të jetës shijen e tij. Mjekët e shohin si zëvendësuesin më të mirë kur fëmija nuk plotëson nevojën me gji nga nëna, ose kur nëna nuk mundet dot ta ushqejë me qumështin e saj. Që italianët preferojnë makaronat, ndërsa aziatikët orizin kjo dihej.

E në fakt nuk e kanë keq, sepse sipas një studimi të Universitetit të Harvardit të treguar në faqet e “Archives of Internal Medicine”, të hash oriz të përpunuar 5 herë në javë rrit rrezikun e diabetit të tipit dy. Por kjo mundësi reduktohet tek ata që zgjedhin orizin integral, dy ose më shumë herë në javë. Mjafton të zëvendësosh të paktën një të tretën e porcionit të orizit standard me produktin integral për të parë se si ulet mundësia për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Studimi i gjerë rreth orizit integral

Të dhënat kanë mbërritur nga ekzaminimi i informacionit të mbledhur nga tre studime të mëdha amerikane, që në mënyrë të përgjithshme kanë përfshirë më pak se 200 mijë persona që janë ndjekur për një periudhë kohore nga 14 në 22 vjet.

Kërkuesit vendosnin të shihnin efektet e orizit mbi sëmundjen e diabetit, sepse në SHBA, konsumi i orizit është rritur shumë. Edhe duke marrë parasysh variablat që mund të influenconin te rezultati (mosha, etnia, dieta dhe shumë të tjerë), të dhënat e mbledhura treguan se ekziston një lidhje e fortë mes konsumit të orizit dhe zhvillimit të sëmundjes.

Mjafton të zëvendësosh orizin e përpunuar me atë integral, për të parë se si ndryshon situata: për shembull ata që zëvendësonin 50 gramë të orizit të përpunuar me oriz integral shënonin një rrezik për t’u prekur nga diabeti rreth 16 për qind më të ulët.

Pastaj nëse zgjidheshin shpesh edhe drithëra të tjera integrale, rreziku zvogëlohej me 36 për qind. Autorët pranuan se shpesh kush konsumonte oriz integral kishte në përgjithësi një stil jetese më të shëndetshëm, por edhe duke marrë parasysh këtë faktor, efekti pozitiv mbeti evident.

Fibrat në orizin integral

Motivi qëndron i gjithi në proceset e përpunimit për të mbërritur tek orizi i bardhë. Gjatë kësaj kohe humbasin vitaminat, mineralet, madje dhe pjesa më e madhe e fibrave të orizit që janë të “çmuara” në parandalimin e diabetit, sepse ngadalësojnë shfaqjen e “pikave” të glukozit në gjak: orizi integral, në fakt sjell një iperglicemi pas vakteve.

Udhëzimet për ushqyerjen, të aprovuara nga qeveria amerikane rekomandojnë orizin dhe drithërat e tjera si burim karbohidratesh, por specifikojnë se lind nevoja për të konsumuar të paktën gjysmën e tyre në formë integrale.

Autorët e studimit mbështesin faktin se i duhet dhënë qytetarëve udhëzimi për të ngrënë, mbi të gjitha drithëra integrale, që të gjithë ta kuptojnë se janë më mirë se të tjerat. “Janë më të shëndetshme dhe jo vetëm sepse reduktojnë pikun glicemik.

Por makaronat integrale, për shembull nuk e reduktojnë shumë”, tregon Gabriele Riccardi, presidenti i shoqatës italiane të diabetologjisë. “Virtytet e drithërave integrale, orizit dhe jo vetëm, në fakt janë shumëfishuar: në zorrë, fibrat favorizojnë zhvillimin e baktereve probiotike, mikroorganizmave “të mira” që na mbrojnë nga ato patogjene; probiotikët, pastaj acideve të yndyrshme me efekt pozitiv mbi metabolizmin.

Ndërkaq, orizi integrale është i pasur me një antioksidues, acidi ferulik, që ka një efekt pozitiv antinfiamator lokal dhe të përgjithshëm. “Një dietë e pasur me pasur drithëra integrale, fruta dhe perime është me veti mbrojtëse ndaj diabetit”, përfundojnë mjekët.

Burimet më të mira vegjetariane të vitaminave B kompleks janë perimet gjethore të gjelbra, buka e zezë, majaja ushqyese, embrioni i grurit dhe sidomos lëkura e orizit. Po ashtu, orizi sidomos ai ngjyrë kafe, përmban edhe fosfor, një element i rrallë, por shumë i nevojshëm për ushqyerjen e shëndetshme.

Nga studimet e bëra doli se pothuajse të gjithë ata që nuk përdorin mishin, përdornin oriz të paktën një herë në ditë. Po sipas asaj që shpjegohet shkencërisht nga kombinimi i orizit me qumështin, perimet, fasulet, bizelet dhe bathët, formohen proteina të plota.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
·
Article Categories:
Këshilla

Comments

Don't Miss! random posts ..