Oriz i ftohtë me perime

orizPërbërësit

– 300 gr oriz
– 1 spec i kuq
– 1 spec i verdhe
– 80 gr bajame me kripe
– disa kërpudha
– 1 limon
– 100 gr bizele
– 100 gr proshute koto
– disa gjethe nenexhik
– vaj
– aceto
– kripe, piper

Përgatitja

Zieni ne një ene me ujë te kripur orizin dhe lëreni ne zjarre për rreth 15 minuta. Kullojeni dhe lëreni ne ujë te ftohte te rrjedhshëm për ta ftohur. Pastroni specat dhe piqini derisa te zbuten, largoni lëkurën dhe pritini ne gjysma dhe me pas ne copa te vogla. Pritni proshutën ne pjese te vogla, zieni bizelet për 8 minuta ne ujë me kripe. Grini gjethet e nenexhikut dhe vërini ne ene, bashkoni një luge aceto, pak kripe dhe piper dhe përzieni pak nga pak duke shtuar dhe gjashte luge vaj ulliri. Bashkoni te gjithë përbërësit e përgatitur ne një sallatier dhe shtoni bajamet dhe disa gjethe nenexhik.

Article Tags:
Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..