Omlete me domate

Përbersit :

  • vezë : 1 ose 2 kokrra,
  • domate : 1 kokërr mesatare,
  • qumësht : 1 lugë gjelle,
  • kripë, piper, majdanoz.

Pergatitja:
Domatet vihen në ujë të vluar 3-4 sekonda që t’u dalë më lehtë cipa dhe grihen në kubikë të vegjël. Në një enë me yndyrë hidhen domatet, kaurdisen, shtohet kripë, piper, majdanoz dhe lihen në një anë. Në tiganin me yndyrë hidhen vezët e rrahura me pak qumësht e kripë dhe skuqen në formë pete.

Mbi petë vendosen domatet e përgatitura, mblidhet omëleta në formë roleje dhe vihet në pjatë me palosjen poshtë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..