Omlet me shpageta

Omlet me shpagetaPërbërësit për 2 persona:

-200 gr makarona spageti
-3 vezë
-Pak qumësht
-Sallam në feta
-Kripë, piper
-Pak gjalpë
-Djathë të butë që shkrin (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të valuar, hidhni makaronat për të zierë por jo të zbuten plotësisht. Kullojini dhe kalojini në një tigan të gjerë me pak gjalpë. Shtoni kripë dhe piper. Në një enë, rrihni mirë vezët, shtoni pak qumësht dhe kalojani këtë përzierje makaronave në tigan. Përziejini dhe shtoni sipër fetat e holla të sallamit dhe djathit. Mbulojeni tiganin me kapak në mënyrë që veza të mpikset mirë. Temperaturën e zjarrit mos e mbani shumë të lartë në mënyrë që të mos digjet në fund. Kur veza të jetë mpiksur, kthejeni me kujdes omeletën nga ana tjetër për pak minuta.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..