Omëletë në furrë me mocarela dhe bimë aromatike

Omëletë në furrë me mocarela dhe bimë aromatikePër 4 persona:

8 vezë
2 lugë pana
1 lugë vaj ulliri
4 lugë djathë kaçkavall i grirë
100 gram mocarela
3 qepë të njoma (bishtat)
1 tufë (borzilok, majdanoz,mente)
Gjalpë, kripë e piper

Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët me panën, vajin dhe djathin kaçkavall. E copëtojmë mocarelën me duar dhe e bashkojmë me vezën. Grijmë erëzat imët dhe i shtojmë edhe ato. Në fund i rregullojmë me kripë e piper. E hedhim masën e përgatitur në një tavë të vogël ose tigan, të cilën më parë e kemi lyer me gjalp dhe e pjekim në 180 gradë për 15 minuta. E servirim omëletën të vakët, të prerë në copa.

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..