Omëletë me kungulleshka në furrë

Perberesit per 4 persona

-6 veze mesatare
-4-5 kungulleshka (varet nga madhesia e tyre, afersisht 400gr)
-1 qepe e njome e vogel
-4 luge qumesht
-3 luge plot djath kaçkavall te grire
-2 luge galete
-150gr djath te bardhe
-1 tufe majdanoz
-vaj ulliri
-gjalp
-kripe
-piper
-4 feta buke te thekur per ta shoqeruar

Lajme dhe pastrojme kungulleshkat (pa i qeruar), i ndajme ne 4 pjese ne menyre gjatesore dhe i presim ne kubik.

Ne nje tigan kaverdisim lehte ne vaj ulliri qepen e grire holle derisa te behet transparente, shtojme kungulleshkat dhe vazhdojme gatimin duke i perziere shpesh. I rregulloje me kripe, piper dhe i gatuajme per rreth 10 minuta derisa te zbuten. Shtojme majdanozin e gire dhe fikim zjarrin.

Ne nje ene, rrahim vezet me qumeshtin, djathin kaçkavall, kripe, piper duke shtuar se fundi edhe kungulleshkat.

Lyejme me pak gjalp dhe galete nje tave te rrumbullaket (me diameter 24-26cm) dhe hedhim ne te perberjen me veze dhe kungulleshka. Siper shtojme edhe djathin e bardhe te therrmuar dhe e pjekim te gjithen ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta.

E heqim nga furra, e leme disa minuta ne menyre qe masa te mpikset dhe e kthejme nga ana tjeter mbi nje pjate te ceket. E presim ne feta, e sperkasim me pak piper te zi dhe e dekorojme me disa gjethe majdanozi. E shoqerojme me feta buke te thekura.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..