Omëletë me domate

receta gatimi per pegaditjen e omeletes me domate

receta gatimi per pegaditjen e omeletes me domateNevojiten:

  • 4 vezë ,
  • 4 domate ,
  • 1 qepë ,
  • vaj ,
  • kripë dhe pak sheqer.

Përgatitja:

Omëleta me domate përgatitet sikur omëleta e zakonshme, por më pare përgatiten domatet.

Domatet qërohen me një thikë të mprehtë, priten rriska-rriska të holla dhe qiten në fultere ku është fërguar qepa e grirë shumë hollë me gjalpë.

U shtohet kripa, piperi dhe pak sheqer dhe lihen në zjarr të ngadalshëm derisa ta pinë tërë lëngun e të bëhen si një salcë e trashë, duke i trazuar nga një herë që të mos ngjiten.

Pas kësaj përgatisim omëletën: rrihen vezët, u shtohet pak kripë dhe qiten në fulteren e gjerë me yndyrë që të piqen rreth 5 minuta në zjarr mesatar. Omëleta e përgatitur qitet në një pjatë të gjerë, sipër saj qitet pureja e përgatitur e domates dhe paloset dyfish.

Mund ta dekoroni me majdanoz e erëza që ju pëlqejnë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
·
Article Categories:
Vegjetariane

Comments

Don't Miss! random posts ..