Omëletë e pjekur

Përbersit:

* 2 speca të vegjël të kuq
* presh
* 40 g gjalpë
* 4 vezë
* 2 lugë djathë parmexhan
* 2 lugë kaçkavall,
* 2 lugë miell, një maje thike tharmë, kripë dhe piper i bluar i bardh.
* majdanoz

Përgatitja:

Specat lani, hiqjani farat dhe preni në copa katrore. Preshin pastrojeni, hiqjani pjesën e stapit, ndërkaq pjesën e gjelbër preni në rrathë.

Këto perime të përgatitura hidhni në një tigan të madh, shtoni gjysmën e sasisë së gjalpit të prerë në fleta, hidhni kripë dhe zieni 5 minuta duke lëvizur vazhdimisht tiganin.

Nga të bardhët e vezëve dhe pak kripë i përzieni. Posaçërisht përzieni gogëluqet e vezëve, hidhni të dy djathërat, pak kripë dhe piper të bardhë dhe miellin të cilin më parë e keni përzier me tharm. Përzieni derisa të bëhet masë homogjene dhe gradualisht, me kujdes përzieni, shtoni dëborën nga të bardhët e vezëve.

Këtë masë hidheni në enë të lyer rezistuese ndaj nxehtësisë, sipër rregulloni perimet e ziera dhe piqni 20 minuta në furrë shporeti në 180 gradë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..