Njoki patatesh me fileto krapi

Njoki patatesh me fileto krapiPërbërësit:

-400g njoki

-800g krap

-250g domate qershiza

-1 gotë verë të bardhë

-3 thelpinj hudhre

-100g miell

-7 lugë vaj ulliri

-Majdanoz

-1 spec djegës

-kripë, piper

PËRGATITJA: Pastrojmë dhe shfiletojmë peshkun, I heqim edhe lëkurën. Lëmë katër fileto të paprera ndërsa të tjerat i presim në kubikë. Pastrojmë domatet nga lëkurat dhe i presim përgjysmë, grijmë majdanozin hollë. Ndërkohë vëmë në zjarr një tigan të madh me vaj ulliri, zverdhim thelpinjtë e hudhrës dhe specin djegës, i heqim dhe hedhim copat e peshkut dhe si të marrin faqe i shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë të avullojë. Shtojmë domatet dhe majdanozin dhe i shtojmë pak ujë të nxehtë dhe i lëmë të ziejnë ngadalë për maksimumi 7–8 minuta. Ndërkohë që ziejmë njokit në ujë me kripë, në një tigan tjetër nxehim vaj ulliri dhe skuqim filetat e paprera të kaluara më parë në miell. Pasi I kalojmë nga të dy anët, i spërkasim me pak verë të bardhë dhe i lëmë mënjanë. Sapo njokit të jenë gati, i kullojmë dhe i hedhim në tiganin me domate e copa peshku dhe i lëmë për pak minuta në zjarr të fortë derisa të lidhen përbërësit me njëri-tjetrin. Përgatisim pjatën me njoki duke e zbukuruar me fileton e skuqur të peshkut. Shërbehet e nxehtë.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..