Ngjala me oriz

Ngjala me orizPërbërësit e nevojshëm:

-Ngjala

-Oriz: 2 filxhanë

-Qepë: 1 kokërr

-Domate: 3 kokrra

-Kripë, pipe, majdanoz

-Vaj

Përgatitja:

Për shkak se ngjalat janë gjithnjë të dhjamosura gatuhen të skuqura ose të pjekuara, por ato më të shijshme bëhen dhe me oriz.

Ngjalat pastrohen nga të brendshmet dhe nga lekura, duke filluar nga koka bëhet prerja e lëkures rreth e qark,mbahet me pecetë ose lyhet me miell, i hiqet lëkura dhe pritet në copa racioni.

Qepa skuqet në vaj, hidhen domate ose salcë, kripë, piper, majdanoz dhe pak ujë e lihet sa të zbutet.

Në tavë hidhet orizi i pastruar dhe i larë, si dhe salca e përgatitur, vihen racionet e ngjalës dhe hidhet uji i nxehtë në raport me orizin 1 me 3. Piqet në furrë, por pilafi është më i qullët se ai i zakonshmi.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..