Muskul në mënyrë sharri

muskul-n-euml-m-euml-nyr-euml-sharri_hdNevojiten:

* 1,5 kg muskul viçi
* 3 lugë rrikë
* 500 gr kërpudha të freskëta
* 200 gr djathë
* 5 vezë
* 200 ml verë e kuqe
* 100 gr gjalpë
* 2 lugë kafeje erëza të përziera
* majonez
* vaj, kripë, piper i zi

Përgatitja:

I thyejmë vezët në një enë të thellë, hedhim kripë, piper të zi dhe i rrahim me tel kuzhine. Vezët e rrahura i skuqim në vaj dhe gjalpë.

Kërpudhat e freskëta i presim në copë dhe i skuqim në gjalpë. Hedhim mbi to kripë, piper të zi, një lugë kafeje erëza të përziera dhe 2 lugë rrikë.

Tiganin e mbulojmë me kapak.

Muskulin e presim në 3 copë dhe hedhim mbi to kripë dhe piper të zi. Copët e mishit i presim në forma xhepi.

Kërpudhat e skuqura i vëmë në një enë të madhe e të thellë, në të cilën e hedhim majdanozin e grirë, vezët e skuqura të prera në copë dhe 1 lugë rrikë. Hedhim kripë, piper të zi dhe një lugë kafeje erëza të përziera.
Përziejmë dhe e shtojmë djathin e grirë.

Me këtë përmbajtje i mbushim copët e muskulit, të cilat i mbyllim me shkopinj, që të mos derdhet brendia. Copët e muskulit të mbushur i skuqim në vaj dhe gjalpë. Në tenxhere hedhim rreth 1 litër ujë, e shtojmë verën e kuqe, tenxheren e mbyllim me kapak dhe e lëmë të kaurdiset 2-3 orë.

Copëve të muskulit ua largojmë shkopinjtë dhe i presim në copë me trashësi 2-3 cm.

Në dy skajet e pjatës për servirje vëmë dy gjethe sallate jeshile. Copët e muskulit të mbushur i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje. Zbukurojmë me bizele të kaurdisur, me lulelakre, copë karote dhe mashurka. Sipër hedhim lëngun nga tenxherja.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
AntiPastë

Don't Miss! random posts ..