Musakë prej patateve pire

Përbërsit:

-500 g mish i bluar
-2 kg patate
-1 qepë dhe i shtohet kripë, piper i kuq dhe piper i zi
-pak qumësht

2 kg patate qërohen dhe zihen në ujë të njelmët. Pastaj kullohen, ndrydhen, i shtohet pak yndyrë ose margarinë dhe pak qumësht. Fërgohet 500 g mish i bluar me 1 qepë dhe i shtohet kripë, piper i kuq dhe piper i zi. Tepsia lyhet me vaj dhe renditet pireja, mishi dhe persëri pireja. Përzihet pak qumësht me një ve dhe i shtohet musakës mbi. Futet në furrë që të piqet derisa të skuqet pjesa e sipërme.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..