Musakë me spinaq dhe oriz

Përbërsit:

-300 g mish i bluar,

-500 g spinaq,

-150 g oriz,

– 3 lugë margarin, pak majdanoz, kripë, specall, piper,

-2 qepë,

-2 vezë.

Përgatitja: Spinaqi pastrohet dhe grihet imët. Në një enë vihet margarini i shrirë dhe në të qitet spinaqi për tu fërguar pak. Ndaras duhet të fërgohet mirë qepa, të cilës i shtohet mishi, kripa, specalli, piperi dhe orizi. Përzihet spinaqi me mish dhe vendoset në tepsi të lyer me yndyrë dhe i qitet pak ujë. Mbi i qiten vezët dhe pak majdanoz. Pastaj piqet në furrë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..