Musaka nga borania

MusakaPërbërësit:

▪ 1 kg borani
▪ 400 g mish të bluar
▪ 2 qepë
▪ 2 vezë
▪ 4 lugë vaj
▪ kos ¼ e litrit
▪ pak majdanoz
▪ pak biber, kripë
▪ 2 lugë vaj për lyerje

Përgatitja:

Pastroni boranitë, lani dhe marinoni në gjysmën e yndyrës dhe në gjysmën e qepëve derisa të zbuten tërësisht.

Në yndyrën e mbetur fërgoi qepën, shtoni mishin, qitni krip, biber dhe majdanozin.

Në tepsinë e lyer rendisni boranitë, një rend mish të fërguar, ashtu që në majë të ketë borani.

Në kos tundni dy vezë, shtoni pak qumësht dhe të gjitha përzieni mirë.

Qitni në musaka dhe piqeni në furrë rreth gjysmë ore.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..