Musaka me presh

musaka me preshPreshtë e pastruar dhe të prerë si për jahni skuqen në yndyrë shumë të nxehtë. Skuqen ndahen në dy pjesë, pastaj gjysma e tyre shtrohen mbi një tavë të lyer me yndyrë dhe mi të hidhet një tavë të lyer me yndyrë dhe mbi të hidhet një shtresë kimë e cila mbulohet me pjesën tjetër të preshve.

I hidhet kripë, piper dhe piqet në furrë për 30-40 minuta. Sipas dëshirës sipëe mund ti hidhet salcë beshamel.

Pasi të jetë pjekur musakaja pritet në copa, vendoset në pjatë dhe spërkatet me majdanoz të grirë hollë dhe me lëngun e vet.

Për kima kaurdisen qepë të orera në copa kubike, shtohet mishi i grirë, kaurdisen për 5 minuta. hidhet salcë, kripë, piper, dafinë, pak ujë dhe lihet të ziejë për 10 minuta.

Për 4-5 persona duhen:

Presh 1.5 kg, vaj dy filxhanë kafeje, mish 200 g, qepë dy kokrra, salcë 1 lugë gjelle, kripë, piper, 2 fletë dafine, pak ujë, majdanoz.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
·
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..