Musaka me patëllxhanë

Musaka me patëllxhanëNevojiten:

-2 patëllxhanë të mëdhenj
-4 patate
-5 vezë
-2 qepë
-500 g mish të bluar një lugë mëlmese bimësh të thata piper,
-kripë
-5 dl qumësht
-1 dl vaj
-200 g miell

Përgatitja: Qëroni patëllxhanët, prisni për së gjati në rriska, qitni kripë dhe lërini të qëndrojnë. Tundni të bardhët e vezëve, shtoni të kuqtë e vezëve dhe çdo rriskë patëllxhani rrotulloni në miell, pastaj në vezë dhe fërgoni.

Për mbushje fërgoni qepën, shtoni mishin dhe mëlmesën. Në një enë të lyer me vaj rendisni patëllxhanin e skuqur, mishin, pataten e prerë në rende, mishin dhe patëllxhanin. Tundni vezët dhe qumështin, derdheni mbi musaka dhe piqeni 40 minuta në 220 gradë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..