Musaka me kërpudha

Përbërësit:

-250 gr. oriz,
-400 gr. kërpudha,
-2 vezë,
-1 gotë ajkë,
-50 gr. vaj,
-1 qepëe madhe, kripë, piper,
-1 tubë majdanoz.

Në yndyrë fërgohet qepa e grirë hollë gjersa të zverdhet. Shtohen kërpudhat e lara, të prera në rrathë, kripësen dhe vlohen në zjarr të ulët gjersa të avullojë lëngu. Ndërkohë zihet orizi në mjaft ujë të njelmët 10 minuta, pastaj kullohet, shpërlahet më ujë të vakët dhe prapë kullohet mirë.
Në enë qelqi të lyer me yndyrë, shtrohet gjysma e orizit të zier, hidhet pak piper, mbi radhiten kërpudhat të cilave u hidhet majdanozi i grirë dhe mbulohet me pjesën tjetër të orizit. Vezët tunden me ajkë, kripësen pak dhe derdhen mbi musaka. Piqet në furrë me temperature 200 gradë C gjersa të skuqet.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Comments

Don't Miss! random posts ..