Mufis me banane

Mufis me bananePërbërësit:

-200g miell
-80g tërshërë qulle
-100g sheqer
-2 luge të mesme pluhur për pjekje
-1 lugë e mesme sodë buke
-gjysmë luge e mesme kripë
-1 vezë
-175ml qumësht
-gjysmë luge e mesme ekstrakt vanilje
-250g banane të shtypura
-75ml vaj vegjetal

Përgaditja:

Kombinoni miellin, tërshërën, sheqerin, pluhurin për pjekje, sodën dhe kripën.
Në një enë të madhe, rrihni vezën pak. Përzieni brenda edhe qumështin, vajin dhe vaniljen. Shtoni bananën e shtypur dhe përzini mirë. Përzini brenda masën e miellit në masën e bananës deri sa kombinohet. Mbushni tepsinë e muffins-ave me brumin dhe piqni per 18-20 minuta në temperaturë 200C.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..