Muffins me mollë

MuffinsPërbërësit:

– 2 mollë,
– 250 gr miell,
– 2 vezë,
– 180 ml qumësht,
– 50 gr sheqer,
– 50 gr gjalpë,
– 1 bustin maja birre,
– 1 lugë sodë buke,
– 1 bustin vanilje,
– lëkurë e grirë limoni.

Përgatitja:

Qëroni mollët, pritini në copa të vogla dhe frulojini, në zjarr të vogël shkrini gjalpin. Ndërkohë ndizni furrën dhe lyeni tasat me pak gjalpë. Në një enë hidhni miellin, majën e birrës, vaniljen, sodën e bukës dhe sheqerin.

Në një enë tjetër përzieni vezët me gjalpë, qumësht dhe lëkurën e grirë të limonit.

Hidhni kremin e vezëve në një enë dhe mbulojeni me miell. Shtoni mollët dhe përziejini të gjithë përbërësit me një lugë.

Hidhni përbërjen në tasa te vegjël dhe futini në furrë për rreth 20 minuta derisa muffin të marrin një ngjyrë të artë.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..