Muffins me dredhza dhe çokolatë

Muffins me dredhza dhe çokolatëPërbërësit:

-100 gr miell ëmbëlsirash
-100 gr sheqer
-25 gr kakao
-1/2 e qeses me maja për ëmbëlsira (shërbehen me qeska të vogla)
-80 gr qumësht
-1 vezë
-30 ml vaj
-6 luleshtrydhe
-6 lugë nutela
-kanellë, nenexhik

Përgatitja:

Në një enë hedhim vezën, qumështin dhe vajin, duke i përzierë për disa minuta. Më pas enës i shtojmë miellin, kakaon, sheqerin, kanellën, majën dhe vazhdojmë përsëri t’i përziejmë me lugë derisa e gjithë masa të bëhet homogjene (keni kujdes që përbërësit pluhur mos të krijojnë topa të vegjël, e gjithë përzierja duhet të jetë e një trajtëshme). Më pas përzierjen e sapo bërë e hedhim nëpër kutitë e vogla prej letre, dhe në mes të tyre vendosim nga një dredhzë. I vendosim kutitë e sapo mbushura në një tavë pjekjeje dhe i fusim në furrë me temperaturë 180 °C për 20 minuta. Mbas 20 minutash i heqim ëmbëlsirat nga furra dhe i lëmë të ftohen. Pasi të jenë ftohur i hedhim në mes nga një lugë nutela dhe nga një gjethe nenexhik. Pas gjithë kësaj procedure, ëmbëlsirat janë gati për t’u servuar.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..