Muffins me copa çokollate!

Muffins me copa cokollateNevojiten:
2 vezë, 1 filxhan sheqer, 1 filxhan vaj, 3 filxhana qumësht, 6 filxhana miell dhe 1 pecive (pluhur për pjekje).

I tundim vezët me sheqer dhe i shtojmë përbërësit e tjerë me radhë…

Masen e fituar e zbrazim me lugë nëper format e posaçëm për muffins dhe i hedhim siper copa çokollate të cilat i shtypim nga siper me lugë që të futen në brendësi të masës (format mund të jenë tepsi, forma të silokonit apo të letres) dhe i fusim në furren e parangrohur me 220 gradë Celsius dhe i pjekim për 20 minuta.

Sipas dëshires në vend të copave të çokolatës mund t’i shtoni vishnje, rrush të thatëë, boronica, ose mund të ndani 3 lugë nga masa e t’i shtoni kakao.
Filxhani i masës është i vogel i kafes turke.

 

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..