Muffins me çokollate

Muffins me çokollatePërbërësit:

-2 kokrra vezë

-1 filxhan sheqer

-1 filxhan vaj

-3 filxhanë qumësht

-6 filxhanë miell

-Pluhur për pjekje

-Copëza çokollate

Përgatitja:

Në fillim rrahim vezët me sheqer dhe shtojmë më pas të gjithë përbërësit, përveç çokollatës. Masën e krijuar e zbrazim me lugë nëpër forma të posaçme për muffins dhe sipër hedhim copëzat e çokollatës. Me anë të një luge mund t’i shtyni që të shkojnë deri në thellësi. Më pas format i fusim në furrë të ngrohur më parë në temperaturë 220 gradë celsius dhe i pjekim për 20 – 25 minuta. E njëjta ëmbëlsirë mund të bëhet edhe me rrush të thatë, boronicë, etj.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..