“Muffin” çokollate me miell dhe arrë kokosi

“Muffin” çokollate me miell dhe arrë kokosiPërbërësit:
Për 15-18 copë: 200 g çokollatë e zezë
200 g miell i bardhë
200 g miell arre kokosi
150 g sheqer i bardhë ose 200 g sheqer kaf
50 g kakao pa sheqer
4 vezë
190 g gjalpë
150 ml qumësht arre kokosi ose qumësht normal
gjysmë luge sodë buke
1 pako maja pluhur për ëmbëlsira rreth 16 g
pakëz kripë
pak vanilje sipas dëshirësPërgatitja:
Qumështin vendoseni të vaket dhe shtoni në të gjalpin dhe çokollatën e copëtuar. Përziejeni derisa çokollata të shkrijë plotësisht. Veçmas rrihni vezët me sheqerin derisa sheqeri të tretet mirë dhe pjesën e thatë (miellin, miellin e arrës së kokosit, pakëz kripë, sodën, pluhurin e ëmbëlsirave, kakaon dhe vaniljen) përziejini mirë që mos të kenë kokrriza. Tani shtoni pjesën e lëngshme, qumështin me çokollatën. Përziejini përsëri derisa të keni një masë të lëngshme. Vishni format e muffin ose format njëpërdorimshme me letrën përkatëse dhe mbushini me brumin duke lënë një gisht poshtë anës së tyre. Piqini në furrën e nxehur më parë në 180° për 25 minuta ose derisa shikoni që shkopi del i thatë nga brendësia e muffin. Mos i mbani në frigorifer për disa ditë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..