Mozzarella me domate dhe spec djegës

sallataSi te gatuajme “Mozzarella me domate dhe spec djegës” – Receta gatimi për “Mozzarella me domate dhe spec djegës”.

Për të gatuar mozzarella me domate dhe spec djegës veprojmë në këtë mënyrë: E presim mozzarellën ne feta dhe i rendisim ato në formë rrethore, në një pjatë ose platformë të përshtatshme. I hedhim gjithë elementët e tjerë në një tas dhe i përziejmë. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja. Në momentin e shërbimit e hedhim këtë përzierie mbi mozzarella dhe e spërkasim me pak vaj ulliri. Përbërësit:
– 250 gr mozzarella, mundësisht buallice
– 5 domate të pjekura të cilave u kemi hequr farat dhe i kemi prerë në kubikë të vegjël
– 1 spec djegës i kuq i grirë
– 1 qepë e kuqe, e vogël, e grirë
– 2 domate të thata të grira
– 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
– 1 lugë gjelle lëng limoni të ëmbël (në mungesë të tij mund të përdorim limon të zakonshëm)
– 3 lugë gjelle vaj ulliri + ekstra për spërkatje
– kripë
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..