Mousse me luleshtrydhe dhe krem

Mousse me luleshtrydhe dhe kremPërbërësit;

250 gr. luleshtrydhe te pjekura

100 gr. Sheqer

1 vezë e plotë dhe 1 e verdhë

1,8 dl. Qumësht, pak verë e bardhë e ëmbël

vanilje

Përgatitja: Presim luleshtrydhet në copa të vogla, i hedhim tigan, shtojmë verën, dhe i gatuajmë për pak minuta në zjarr të ulet. Pasi i heqim nga zjarri i shtrydhim. Hedhim në një tenxhere50 gr. sheqer dhe dy lugë ujë dhe i lëmë të ziejnë për 3 minuta. Rrahim fortë të bardhen e vezës dhe i shtojmë shurupin e nxehtë derisa vëllimi të dyfishohet. E lëmë të ftohet, i shtojmë purene e luleshtrydheve dhe e lëmë në frogorifer për disa orë. Në një tenxhere ngrohim qumështin dhe vaniljen. Rrahim të verdhat e vezës me sheqerin që ka mbetur, dhe duke e rrahur vazhdimisht i shtojmë qumështin e nxehtë të filtruar. E vendosim kremin në zjarr që të trashet, më pas e lëmë të ftohet dhe mousin e shërbejmë të shoqëruar me krem.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..