Mousse me cokollate

Përbërësit për recetën

-6 të bardha vezësh
-200 gr cokollatë të zezë
– pak kripë

Përgatitja

Marrim cokollatën, e bëjmë ne copa të vogla dhe e shkrijmë në banjomaria. E lëmë të ftohet pak. Ndërkohë qe cokollata e shkrirë ftohet, hedhim të bardhat e vezëve në një enë qelqi të madhe, i hedhim pak kripë, dhe i rrahim me rrahëse elektrike derisa të arrijmë të kemi një shkumë te bardhë. Bashkojmë cokollatën e shkrirë dhe e trazojmë me kujdes me lugë druri, i trazojmë ngadalë gjithmonë nga poshtë lart derisa të bashkohet mirë cokollata me të bardhat e vezëve. Me anën e një luge të vogël, mbushim gotat e qelqit dhe i vëmë në frigorifer për disa orë. Kur ti shërbejmë i zbukurojmë sipas dëshirës.

Article Tags:
Article Categories:
Pudingë

Comments

Don't Miss! random posts ..