Molle të pjekura

Molle të pjekuraPërbërësit:

1 luge çaji kanellë e grirë

1/2 filxhani sheqer

6 molle me madhësi të njëjtë

2 lugë gjellë gjalpë, i prerë në 6 copa të vogla

1 filxhan lëng molle

6 gjethe mente e freskët

Përgatitja: Ngrohni në fillim furren. Në një enë përzjejmë kanellën dhe sheqerin. E lëmë menjanë. Marrim mollët dhe u heqim mesin me berthamat, duke bërë kujdes që të mos shponi fundin e mollëve në mënyrë që lëngu të mbetët. Qerojini mollet përreth majes aty ku i keni çarë. Mbusheni secilen me përzjerjen me kanellë dhe sheqer. Vendosni siper mollëve një copë gjalpë. Vendosini mollet në një tave dhe hidhni rreth tyre lëng molle. Mbulojeni enën me letër alumini dhe lëreni të piqet për 45-60 minuta. Më pas nxirrini nga furra, vendosini në një pjatë, zbukurojini me mente të freskët dhe shërbejini.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..