Mollë sheqeri

Mollë sheqeriPërbërësit:

*10 mollë të vogla të lara dhe të thara mirë,
*4 filxhanë ose një kilogram sheqer,
*250 g gjalpë,
*gjysmë luge ngjyrosës të kuq ushqimi (me anë të shtrydhëses nxjerrim lëngun e dredhëzave),
*gjysmë filxhani uthull ose verë të bardhë,
*gjysmë filxhani ujë të zier.

Përgatitja:

Së pari, përzieni sheqerin, gjalpin, uthullën dhe ujin e zier së bashku. Sigurohuni që të jeni duke përdorur tenxhere me fund të trashë për të parandaluar masën të ngjisë.

Së dyti, shtojini sheqerit, gjalpit, uthullës dhe ujit të zier ngjyrosësin ushqimor të kuq për t’i dhënë pamjen tunduese mollëve të sheqerit.

Së treti, uleni flakën e shporetit në nivel minimal, duke i lënë kështu përbërësit të homogjenizohen me njëri-tjetrin pa ngjitur dhe pa u djegur.

Mos harroni ta përzieni vazhdimisht masën e mësipërme derisa sheqeri të jetë tretur i gjithi. Kur kjo të ndodhë, lëreni përzierjen e mësipërme për 10 minuta të tjera në zjarr ose deri sa ta shihni se ka arritur në pikën e duhur. Mos e trazoni. Temperatura ideale e tenxheres brenda duhet të jetë 150 gradë celsius.

Më pas, testojeni sheqerin e shkrirë me gjalpë, ujë të zier, ngjyrosës dhe uthull. Hidhni një lugë të vogël të masës në një tas me ujë. Nëse sheqeri forcohet menjëherë, kjo do të thotë se është gati.

Hiqeni nga zjarri dhe prisni derisa flluskat të zhduken. Merrni mollët e vogla dhe kaloni mes tyre shkopat e drurit derisa të kuptoni se keni gjetur një pikë të qëndrueshme.

Anojeni tenxheren në mënyrë që përzierja të jetë e bollshme për njërin cep. Zhyteni mollën brenda dhe filloni ta rrotulloni ngadalë, derisa e gjithë molla të jetë lyer në ngjyrë të kuqe. Largojeni mollën e lyer nga tenxherja kur të mos jetë duke pikuar më dhe zhyteni menjëherë në ujë të ftohtë me copëza akulli brenda.

Kjo shërben për të forcuar masën e sheqerit. Përdorni letër kuzhine për të vendosur mollët e përgatitura.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..