Mollë e mbushur me arra, krem e merenga

Mollë e mbushur me arra, krem e merengaTë shoqëruara me luleshtrydhe.

Përbërësit:

2 mollë jeshile
150cl verë e bardhë
2 të bardha veze për merengën(të verdhat i shfrytëzojmë për bërjen e kremit të pastiçerisë).

Përbërësit për kremin e pastiçerisë:

350g qumësht
100g sheqer
2 të verdha veze
35g miell
1 pako vanilje.

Për zbukurim: luleshtrydhe

Përgatitja:
Në fillim merren mollët dhe qërohen. Në mes të mollës hapim një vrimë të vogël dhe me kujdes heqim farat, kështu që në mes të mollës krijohet një tunel që do të mbushet me kremin e pastiçerisë dhe arrat. Mollët e pastruara vihen në një tenxhere të thellë. Hidhet vera sipër, sheqeri, pak kanellë, 2-3 karafila dhe i ziejmë sa të zbuten pak e pastaj i lëmë mënjanë deri sa të ftohen. Përgatisim kremin e pastiçerisë duke vënë qumështin në zjarr por pa e lënë deri në zierje. Pastaj duhet të ftohet pak. Në një tas rrihen së bashku veza dhe sheqeri deri sa të krijohet një masë shkumore, pastaj hidhet mielli, rrihen përsëri duke e holluar me pak qumësht të ftohtë dhe e trazojmë mirë masën e krijuar. Vaniljen e hedhim në qumësht, këtë të fundit e hedhim tek vezët. I trazojmë mirë me trazuesen prej teli dhe i vëmë në tenxhere duke i trazuar vazhdimisht me një temperaturë mesatare dhe për 7 minuta kremin e kemi gati.
E hedhim mbi mollët e përgatitura më parë, te boshllëku ku hoqëm farat dhe vendosim gjysma thelpinjsh arre. Rrahim 2 të bardhat e vezëve me rrahëse elektrike, hedhim pak nga pak sheqerin deri sa të arrijë një masë që nuk rrëshqet nga anët e tasit, merengën e hedhim mbi mollët me ndihmën e “saka posh” dhe krijojmë një kurorë ose zbukurim sipas dëshirës. Piqet në furrë për 30 minuta me 160° sa për të mpiksur merengën (mafishen).
Duhet të vëmë një kartë furre që të mos na nxihet merenga nga sipër. Zbukurohet me fruta sipas dëshirës. Në rastin tonë kemi luleshtrydhe.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..