-1 kg mish viçi,
-yndyrë,
-kripë dhe piper sipas dëshirës,
-1 kg zarzavate të ndryshme,
Përgatitja:
Merret mishi dhe pastrohet nga copëzat e tepërta, cipat dhe deje. Lahet mirë, fshihet me pecetë kuzhine dhe lyhet me kripë dhe piper nga të gjitha anët. Në një tigan hedhim yndyrën dhe e nxehim në zjarr dhe skuqim mishin nga të dyja anët. Më pas vendoset në furrë për 40-45 minuta. Gjatë kohës së pjekjes mishi spërkatet herë pas here me yndyrën e vetë. Mishi vendoset ne pjatë dhe anash vendosen zarzavate të përgatitura të çastit.