Mish viçi me tre salca

Fileto-viçi-me-tre-salcaProvoni ta servirni receten e meposhtme ne nje darke festive duke e shoqeruar me nje sallate te thjesht jeshile dhe domate.

Perberesit per 4 persona

  • 800-1000gr tul viçi ne nje cope te vetme
  • 1 qepe
  • 1 karrote
  • 1 dege selino
  • kripe

…per salcat

  • 9 luge majoneze
  • 1 luge salce pesto
  • 1 thelpi hudher
  • pak kerri

Vendosim ne zjarr nje tenxhere me 2 liter uje te ftohte, 1 luge te vogel kripe, karroten, qepen dhe degen e selinose te qeruara. Sapo uji te kete marre vale, shtojme mishin e viçit dhe e ziejme per rreth 2 ore ne zjarr mesatar duke e lene te ftohet me pas ne lengun e tij.

E ndajme majonezen ne 3 ene te vogla me nga 3 luge secila; ne njeren shtojme hudhren e grire shume holle, ne tjetren pak kerri dhe ne te fundit salcen pesto. I perziejme shume mire veç e veç.

Kur mishi i viçit te jete ftohur, e presim ne feta te holla me ndihmen e nje thike shume te mprehte, vendosim bukur 2-3 feta ne nje pjate te ceket dhe e sherbejme me 3 salcat qe pregatitem me siper.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..