Mish viçi me salcë të kuqe

Recete per pergaditjen e mishit te viçit me salcë të kuqe

Recete per pergaditjen e mishit te viçit me salcë të kuqePërbërësit për 4 persona:

  • 800 gr. mish viçi i prerë në rripa të gjatë dhe të ngushtë,
  • 1 qepë e prerë hollë,
  • 1/2 e shishes me verë të kuqe,
  • 400 gr. domate të prera hollë,
  • 3-4 lugë gjelle lëng domateje i përqendruar,
  • 1-2 thelpinj hudhre,
  • 4-5 lugë gjelle vaj ulliri,
  • 1 gjethe dafine*
  • 250 gr. kërpudha të vogla,
  • majdanoz i prerë hollë,
  • kripë,
  • piper i sapobluar,
  • spec djegës i grirë.

Përgatitja

1 – Pastroni kërpudhat dhe iu prisni “bishtat”.
2 – Në vajin e ullirit skuqni mishin, qepen dhe kërpudhat.
3 – Prisni hollë thelpinjtë e hudhrës dhe i shtoni në tenxhere. E shuani masën me verë të kuqe dhe menjëherë më pas shtoni specin djegës, domatet e prera hollë, lëngun e domates, gjethen e dafinës si dhe kripë e piper.
4 – E lini ushqimin që të zieje për rreth 1 orë e 30 minuta, derisa në tenxhere të mbeten vetëm 2/3 e sasisë së verës që hodhët në fillim.
5 – E servoni ushqimin duke e zbukuruar me maj¬danoz, pasi më parë të keni hequr gjethen e dafinës prej saj. E shoqëroni me verë të kuqe.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..