Mish viçi me portokall

Mish viçi me portokallPërbërësit:

500-600 gr mish nga mollaqet e viçit në një copë të vetme
6-7 kokrra portokall të plota
vaj ulliri dhe kripë

Përgatitja:

Skuqe mishin në vajin e ullirit , hidhi kripë, shtoji lëngun e katër kokrrave portokall dhe lëre të ziejë në këtë lëng për rreth 30 minuta. Priji rripa- rripa lëkurat e dy prej portokajve dhe shtojua lëngut që po zien pasi të kesh hequr mishin. Lërë të trashet pakëz. Kur mishi i viçit do të jetë ftohur, prije rriska – rriska të holla, vendosi në pjatën ku do të shërbehet, spërkate me lëngun e ngrohtë që është bërë si salcë dhe zbukuroje me thelat e portokajve të mbetura.

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..