Përbërësit për 6 persona:
- 6 fileta viçi me trashësi rreth 2 centimetër,
- 50 gr gjalpë,
- 1 thelb hudhër e grirë,
- 1 qepë e grirë hollë,
- 3 lugë gjelle miell I zakonshëm,
- ¼ e filxhanit me ‘Brandi’,
- 1 filxhan lëng mishi,
- 2 lugë gjelle me piper jeshil në kokrra,
- ½ e filxhanit me krem qumështi,
- Pak majdanoz për zbukurim.
Hapi i parë
Kërkoni nga kasapi që filetat e mishit të viçit të kenë trashësi paksa të madhe. Hiqni cipën e tejdukshme si dhe çdo gjurmë dhjami që ekziston në to. Vini gjalpin të shkrijë në një tigan të madh; shtoni qepën dhe hudhrën dhe i skuqni për 1 minutë. Më pas shtoni filetat dhe i skuqni edhe ato për 2 minuta nga çdo anë.
Hapi i dytë
Largoni tiganin nga zjarri dhe duke përdorur një pirun të madh hiqni filetat. Kryeni të njëjtën procedurë edhe në filetat e tjera. Kur t’i keni skuqur të gjitha e vini përsëri tiganin në zjarr; e ngrohni për pak dhe hidhni në të vaj, miell, hudhër. I përzieni mirë të gjitha këto materiale.
Hapi i tretë
Shtoni në tigan ‘brand-in” dhe lëngun e mishit dhe e lini masën që të ziejë për 8 minuta. Në fund shtoni piper jeshil dhe krem qumështi. I përzieni për disa minuta, duke I shtypur kokrrat e piperit me një lugë të drunjtë, me qëllim që t’ju dalë shija që kanë Brenda.
Hapi i katërt
I hidhni përsëri në tigan filetat dhe i zini me salcën për 8-12 minuta. I shërbeni ato menjëherë, duke I shoqëruar me patate dhe qepë ose me një specialitet zarzavatesh.