Përbërësit:
*½ kg mish viçi,
*5 kunguj,
*4 patate mesatare,
*lëng i një limoni, pak miell, krip, piper, vaj
Presim mishin e viçit në copa të vogla. Lajmë kungujt dhe i presim në copa të mëdha. Qërojmë dhe lajmë patatet dhe i presim në copa të mëdha. Përziejmë miellin me kripën dhe piperin dhe lyejmë lehtë copat e mishit.
Në një tenxhere skuqim lehtë patatet dhe kungujt dhe pastaj skuqim mirë e mirë copat e mishit nga të gjitha anët. Sapo të marrin ngjyrë, hedhim ujë të nxehtë rreth 1 litër dhe e mbulojmë mishin me kapak.
Pastaj shtojmë lëngun e limonit dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë rreth 45 minuta.
Shtojmë kungujt dhe patatet dhe i lëmë të ziejnë edhe 30 minuta të tjera.
Gjella është gati.
Ju bëftë mirë!