Mish viçi me bizele

mish-vi-ccedil-i-me-bizele_hdPërbërësit:

• 500 – 600 gr. mish viçi
• 800gr. bizele
• 1 qepë
• 1 karotë
• 1 domate
• 1 spec
• 1 dl vaj
• Majdanoz, kopër
• Kripë, biber I kuq, biber I zi

Përgatitja:

Për këtë gjellë mishi i përshtatshëm është i shpatullës. Pasi hiqen kockat, lahet e fshihet, pritet në racione dhe lihet të kullojë.

Copëzat e mishit të viçit i kavërdisim me qepë, spec, karotë, kripë, biber të zi dhe biber të kuq.

Shtojmë bizelet dhe ujin e nxehtë pak nga pak dhe ashtu i lëmë të zihen për afër një orë e gjysmë.

15 min para se bizelet t’i largojmë nga zjarri ia shtojmë domaten e grirë.

Bizelet servohen të nxehta në kombinim me pilaf, patate të skuqura dhe perime të ndryshme.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..