Mish qingji i pjekur me verë

Mish qingji i pjekur me verëPërbërësit:

-Mish qingji

-Vaj ulliri

-2 gota verë të bardhë

-Rozmarinë

-Hudhër

-Kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Fillimisht prisni masën e mishit që dëshironi. Marinojini më pas copat e prera duke i lyer me vaj ulliri, kripë, hudhër të grirë sa më imtësisht dhe rozmarinën. Lerini thelët e mishit të qëndrojnë ashtu për 10 – 15 minuta. Më pas në një tavë të lyer më vaj ulliri vendosni mishin e marinuar. Hidhini 2 gota ujë dhe tavën vendoseni në furrë të nxehur më parë në 220 gradë. Lereni për 20 minuta dhe më pas ktheheni nga ana tjetër. Kur uji të ketë avulluar dhe mishi të fillojë të skuqet hidhni verën e bardhë dhe lereni derisa të avullojë vera dhe mishi të skuqet nga të gjitha anët. Pasi ta keni hequr nga furra, mbështilleni tavën me letër alumini, në mënyrë që mishi të qëndrojë i pa tharë dhe lereni ashtu për 10 – 15 minuta.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..