Nevojitën:
- Mish qengji, 1 kofshë,
- Vaj për skuqje, 2 lugë gjelle dhe një lugë për salcën,
- Qepë të thata, 4 copë,
- Karota, 3 copë,
- Selino, 2 degëza,
- Domate, 2 copë,
- Sallam, 150 gram,
- Gjalpë, 2 lugë gjelle,
- Kërpudha, 150 gramë,
- Verë e kuqe , 500 mililitra,
- Salcë domatesh, 400 gramë,
- Kripë, majdanoz, sipas dëshirës,
- Makarona,
- koncentrat supe për 600 mililitra.
Përgatitja:
Skuqeni mishin nga të gjitha anët derisa të marrë një ngjyrë të këndshme ari. Qepën, erëzat, domatet e sallamin grijini hollë dhe skuqini për 15 minuta, duke i trazuar vazhdimisht. Pastaj hidhni verën, salcën e domateve dhe gjithë perimet e kërpudhat. Zieni për 10 minuta në lëngun e perimeve. Hidhni atje 150 gramë makarona. Ziejini.
Mishin e skuqur mbulojeni me kapak dhe futeni në furrë në 170 gradë. Lëreni derisa të përgatitet përfundimisht. Në fund, priteni në copa dhe servireni me makaronat dhe perimet e ziera së bashku, duke e zbukuruar me majdanoz.