Përbërësit:
1 kg shpatull qengji
1 kg kos (grek)
3 thelpinj hudhër
3 lugë gjellë vaj ulliri
3 vezë
Makarona të dëshirës tuaj (penne, farfalle, fussili, etj)
Përgatitja:
Në mishin e qengjit bëjmë çarje të vogla me thikë dhe brenda tyre vendosim thelpinj hudhre. E vendosim mishin në tepsi qelqi, spërkasim me tri lugë vaj ulliri dhe pjekim për 1 orë e gjysmë në në 220 gradë Celsius Për një shije akoma më të mire pjekim për 3 orë në 170 gradë Celsius.
10 minuta para së ta nxjerrim nga furra rrahim tri vezët dhe i përziejmë me kosin. Këtë masë e hedhim mbi mishin dhe e vendosim në furrë të piqen bashkë peër 10 minuta akoma.
Shërbehet me makarona të dëshirës suaj.