Mish qengji i pjekur

Marrim mishin e qengjit, e vendosim në një tepsi ku poshtë kemi vendosur alumin kartë (letër kristali kuzhine).

Bëjmë në një enë të vogël një përzierje kripe. Pak pipër të zi, pak pipër të kuq dhe pak vegetë.

I përziejmë të gjitha bashkë. E lyejmë mishin në çdo vend, pastaj e spërkatim mishin me vaj ulliri.

Tepsinë e mbulojmë me letër alumini ku nuk ka asnjë hapësirë për të marrë ajër.

Vendosim mishin në furrë rreth 20min ne 280gr.

Pas 20min ja ulim temperaturën furrës në 170gr dhe e lëmë mishin të piqet 1 orë e 30 deri në 2 orë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Comments

Don't Miss! random posts ..