Mish qengji i mbushur

Përbërësit:

  • mish qengji (mundësisht pjesën e gjoksit, të plotë apo gjysmë),
  • 1 qepë e madhe,
  • të brendshmet e qengjit (mushkëria, mëlçia, zemra),
  • mish i grirë (rreth 300 gr),
  • pak oriz,
  • gjalpë i freskët,
  • vaj ulliri,
  • kripë,
  • piper,
  • kopër.

Lajmë mirë mishi e qengjit. Lajmë të brendshmet dhe i presim në copa të vogla. Grijmë qepën dhe e vëmë të skuqet. Pastaj hedhim të brendshmet dhe mishin e grirë, kripë, piper dhe kopër.

Në vazhdim, hedhim orizin dhe një gotë ujë. Kur të jetë zier orizi, e heqim mbushjen nga zjarri.

Mishin e qengjit e lyejmë nga të gjitha anët me gjalpë dhe i hedhim kripë dhe piper. E mbushim me masën e përgatitur dhe e lidhim me spango kuzhine, me qëllim që të mos derdhet mbushja. Pastaj e pjekim për 2 orë në 180 gradë celsius.

Mund ta shoqëroni me patate të pjekura në furrë.

Ju bëftë mirë!

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..