Mish pule pikant

Për 4 persona

* 1 pulë e 2 kokë qepë
* 3 thelpinj hudhër
* 2 speca jeshil djegës
* 3 domate
* 1 kub supë e gatshme pule
* ½ luge borzilok
* 300 ml vaj ulliri
* 1 patëllxhan
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pulën e presim në tetë copë. I kripim, grijmë mbi to piper të zi. Në tiganin me rreth 300 ml vaj i skuqim copët e mishit. Në tenxhere në zjarr me ujë të valuar e ziejmë kubin e supës.

I heqim copët e mishit të skuqur dhe në tigan e skuqim qepën e grirë. Specat dhe domatet i presim në copë dhe i shtojmë në tigan. Pastaj, në tigan e shtojmë hudhrën e prerë. Hedhim kripë, borzilok dhe grijmë piper të zi.

Përmbajtjen nga tigani e hedhim në tenxhere në zjarr. Në tenxhere i vëmë copët e mishit të pulës dhe e hedhim supën. Pasi zien mishi, e heqim tenxheren nga zjarri.
Patëllxhanin e presim në rrathë. I kripim rrathët e patëllxhanit dhe i skuqim në vaj.

Pjatën për servirje e zbukurojmë me një gjeth sallate jeshile. Me lugë, marrim nga mishi i pulës pikant dhe vëmë në pjatën për servirje. Pastaj, në pjatë i servirim shkallë-shkallë fetat e patëllxhanit. Në mes të pjatës zbukurojmë me një degë majdanozi dhe me copë speci të kuq.

Article Tags:
·
Article Categories:
Receta me mish Pule

Comments

Don't Miss! random posts ..