Përgaditja për 6 përsona:
- 1,5 kg mish pule,
- 3 qepë mesatare të prera trashë,
- 12 kërpudha të prera në feta,
- 1,2 kg kunguj të freskët të prera në copa,
- lëngë të gjysmë limoni,
- 1 l lëng mishi,
- kripë dhe piper.
- Për vezët dhe limonin: 2 vezë, lëng të gjysmë limoni, 1,5 lugë të korn-flaur.
- Vendosni tenxheren me pulën në zjarr mesatar. Shtoni qepët dhe kërpudhat, shtoni dhe kungujt e freskët. Hidhni kripën dhe piperin.
- Hidhni lëngun e limonit, 2 filxhanë ujë dhe kubikun e lëngut të mishit dhe e zini gjellën në zjarr për 30-40 minuta.
- Rrihni vezët. Shkrini në lëngun e limonit korn-flaur dhe këtë përzierje e hidhni tek vezët me limon duke mos pushuari së rrahuri.
- Hidhni tek vezët me limon disa lugë nga lëngu i ngrohtë i pulës dhe kur përzierja të ngrohet mjaft, e hidhni brenda në tenxhere me pulën. E lini pulën në zjarr për disa minuta dhe e servoni.