Përbërësit:
-1 kg. filetë pule
-gjethe spinaq
-proshutë pule
-djathë për shkrirje
– kripë
– piper të zi të grirë
-250 ml. ajkë për gatim
– vaj për gatim
Përgatitja:
E shtypim filetën e pulës me një shtyp mishi, e kripim dhe i vëmë piper të zi të grirë. Mbi filetën vëmë një gjeth spinaq, një rriskë proshutë pule dhe në fund një rriskë djathë për shkrirje.
Të gjitha këto i përkulim në një role dhe i forcojmë me rrëmojëse.
Në një tigan më të thellë derdhim pak vaj, e ngrohim ngadalë dhe i radhitim rolet, i fërgojmë ato nga të gjitha anët. Derdhim pak ujë dhe fërgojmë rreth 30 minutash.
Para fundit të fërgimit shtojmë ajkë, vëmë erëza sipas dëshirës dhe lëmë të zihet edhe 5-7 minuta.