Mish pule me makarona

Përbërësit për 4 persona:

-300 gr makarona
-250 gr fi let pule
-100 gr karota
-150 gr kokrra misri (nga doza)
-150 gr bizele (të ngrira, ose të konservuara)
-100 gr ajkë e thartë
-30 gr margarinë ose vaj
-1 qepë
-2 thelpinj hudhre, kripë, pipër i zi

Përgatitja:

Në një enë me ujë të valë e kripë, makaronat qitën të zihen për 8 minuta. Hiqen nga zjarri dhe derdhën në kulluese. Mishi lahet dhe prehët në copa mesatare të mëdha. Qepa e hudhra qërohen e grihën imët. Margarina qitët në tigan, kaurdisët qepa e hudhra, pastaj qitet mishi dhe së bashku kaurdisën për 5 minuta. Ndërkohë, karotat qërohen e prehën në formë shkopinjsh të hollë dhe qitën në mish. Pastaj i qitët kripa e piperi dhe kaurdisen edhe 5 minuta. Misri hiqet nga doza e kullohet nga uji, bashkë me bizele qitën në tigan, vazhdohet zierja edhe 5 minuta. Në fund qitën edhe makaronat e zier e të kulluar, qitët edhe ajka, përzihen të gjitha mirë dhe në fund gjellës i jepet shija sipas dëshire.

Article Categories:
Pasta · Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..