Mish pule me kos, perime dhe curry

Perberesit

– 1 qepe te kuqe
– 500 g gjoks pule
– 200 g bishataja fasule ose mashurka
– 1 karrot
– 1 luge curry
– 200 g kos
– 2 luge salc soje

Gatimi

Nxehni 2-3 luge vaj ulliri ne nje tigan dhe hidhni qepen e grire imet. Skuqeni per 2 minuta dhe me pas shtoni mishin e pules prere ne copa te vogla. Vazhdoni ti skuqni deri sa mishi te kete marre ngjyre, me pas shtoni lugen me curry, karroten e prere imet dhe bishtajat e fasuleve.

Shtoni pak uje dhe lereni te ziejne deri sa perimet te jene zbutur. Pese minuta para se ti hiqni nga zjarri shtoni kosin dhe trazojeni mire me perberesit e tjere. Shtoni salcen e sojes per ta konditur dhe pak kripe nqs eshte e nevojshme (salca e sojes eshte e kripur). Mishin e pules shoqerojeni me pilaf.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..